Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet mes Flamurtarit dhe Feronikelit ka përfunduar pa fitues.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë për skuadrat 2:2, transmeton Gazeta Sinjali.
Mysafirët në epërsi i kaloi Jean Carioca vetëm pas pesë minutave lojë.
Flamurtari u kthye në lojë në pjesën e dytë falë dy golave të Shend Kelmendit që i kaloi në epërsi për 2-1. Por, që nuk vonoi edhe goli i barazimit për Feronikelin, të cilin e shënoi Albert Dabiqaj për 2:2.
Feronikeli pas këtij barazimi i ka 24 pikë dhe mbetet ende 10 pikë prapa Ballkanit që mbanë pozitën e parë, ndërsa skuadra e Flamurtarit e zë vendin e nëntë me 16 pikë./Gazeta Sinjali/