Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka shkruar me rastin e dy vjetori të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Hovenier ka shkruar se s’duhet pranuar dhe se SHBA-ja nuk do ta pranojë agresionin e Rusisë. Diplomati amerikan ka thënë se është një sfidë themelore dhe e papranueshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, ne riafirmojmë angazhimin tonë si partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, demokracinë dhe vlerat e saj”, ka shkruar Hovenier.
Ai ka publikuar edhe një fotografi, ku flamuri i Ukrainës shihet që është vendosur në objektin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me mbishkrimin “Ne qëndrojmë me Ukrainën”.
We cannot and will not accept Russia's aggression: it is a fundamental and unacceptable challenge to international peace and security. Two years after Russia began its brutal, full-scale invasion of Ukraine, we reaffirm our commitment as international partners to support Ukraine… pic.twitter.com/wYsIj9KsOn
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 24, 2024