image “Flamuri serb le të valojë nga Prizreni deri në Rumijë”, tre lojtarë serbë provokojnë pas ndeshjes ndaj Portugalisë

Futboll

“Flamuri serb le të valojë nga Prizreni deri në Rumijë”, tre lojtarë serbë provokojnë pas ndeshjes ndaj Portugalisë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur sportistët serbë e bëjnë politikën pjesë të sportit. Kjo u pa edhe në takimin ndaj Portugalisë në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës që mbahet në vitin 2022 në Katar.

Derisa fituan ndaj portugezëve, tre lojtarë të serbëve pas ndeshjes provokuan me tre gishta të ngritur lart, simbol ky i urrejtjes për kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët.

Mirëpo, ajo çfarë shkruhej në fanellat e tyre ishte edhe më shqetësuese.

“Flamuri serb le të valojë nga Prizreni (Kosova) deri në Rumijë (Mali i Zi)”, ishte shkrimi në fanellat e tre lojtarëve serbë.

Mbi këtë shkrim ishte edhe një hartë, e cila e paraqiste Kosovën dhe Malin e Zi si pjesë të Serbisë.

Kualifikimet për në Kupën e Botës mbahen nën patronazhin e FIFA-s dhe ende nuk ka asnjë reagim nga shtëpia e futbollit botëror lidhur me këtë rast.

Natyrisht se veprime të tilla janë të ndëshkuara me rregullore të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, e që pritet që të ketë masa ndëshkuese ndaj tre lojtarëve serbë.

Thirrje kundër Kosovës kishte edhe në takimin që Dardanët e zhvilluan si mysafir i Greqisë, me dhjetëra tifozë që thërrisnin: “Kosova është Serbi”./Gazeta Sinjali Sporti/