image Flamuri i Kosovës valvitet në fushatën përmbyllëse të Vetëvendosjes

Kosovë

Zgjedhje/ Flamuri i Kosovës valvitet në fushatën përmbyllëse të Vetëvendosjes

news image

Lëvizja Vetëvendosje po përmbyll fushatën zgjedhore sot në Prishtinë. Simpatizantët e kësaj partie po mbajnë në duar flamuj kuq e zi, e në mesin e tyre shihet edhe një flamur i shtetit të Kosovës.

Kujtojmë se kandidati I kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti e kishte quajtur flamurin e Kosovës “flamur lara-lara”.

“…nuk mund të përparojmë shtetin me atë flamurin lara-lara…”, dëgjohej duke thënë Kurti vite më parë në një protestë.

“Flamuri lara-lara është, unë nuk ia kam zgjedhur ngjyrat”, kishte deklaruar Kurti sërish para disa javësh./Gazeta Sinjali/