image Flamuri i Kosovës 'ngulitet' në murin jashtë stadiumit Emirates të Arsenalit - FOTO

Futboll

Flamuri i Kosovës ‘ngulitet’ në murin jashtë stadiumit Emirates të Arsenalit – FOTO

news image

Flamuri i Kosovës është vendosur përfundimisht në murin jashtë stadiumit të Emirates të klubit të Arsenal, raporton Sinjali Sport.

Arsenal kishte njoftuar më herët për disa rinovime në stadiumin e tyre.

Duke synuar që të bëjnë stadiumin si një ‘kulturë’ referuese për çdo tifoz anë e kënd botës, klubi londinez përmes një vepre arti ka vendosur që të inkuadrojë në stadium rekuizita dhe gjëra të ngjashme që kanë të bëjnë me flamuj të shteveve nga të cilat Arsenali i ka të komfirmuar tifozët.

afcc

Nga kjo vepër arti, ishte vendosur edhe flamuri i shtetit të Kosovës, nga një video e postuar nga klubi londinez.

Tani flamuri i Kosovës përfundimisht është ‘ngulitur’ edhe jashtë stadiumit.

Flamuri

/GazetaSinjaliSport/