image Flamuri gjigant i BE-së mbulon Qeverinë e Kosovës

Kosovë

Solidaritet/ Flamuri gjigant i BE-së mbulon Qeverinë e Kosovës

news image

Objekti i Qeverisë së Kosovës është mbuluar me flamurin gjigant të Bashkimit Evropian, si shenjë solidarizmi për rastet e vdekjeve dhe të infektimit nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter ka shprehur solidaritetin e Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian në kohën kur pothuajse e gjithë bota po përballet me koronavirusin e ri.

“Me mbi 800,000 të infektuar dhe 70,000 vdekje, sonte #Kosova shpreh solidaritetin e saj me #EU. Në këtë krizë shëndetësore, BE ka angazhuar 5.2 milionë për të luftuar # COVID19 dhe 63 milionë euro për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të shkaktuar nga #koronavirus në Kosovë. Ne qëndrojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 51 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të prekurve në 561, prej të cilëve 102 janë shëruar dhe 12 të tjerë kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/