Pas sulmeve që ndodhën ditëve të fundit në Amerikë, presidenti Donald Trump ka autorizuar uljen e flamujve në gjysmë shtizë, në të gjitha ndërtesat federale.
Sipas Trump, kjo është bërë për t`i nderuar viktimat që kanë rënë gjatë sulmeve në El Paso Teksas, Dejton e Ohajo.
Presidenti njoftoi se flamujt do të ulen nga dita e sotme deri të enjten më 8 gusht.
Patrick Crusius është terroristi që qëlloi me armë zjarri në një qendër tregtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur 20 persona dhe plagosi 26 të tjerë.
Të gjithë ata që e njohin 21 vjeçarin, kanë thënë se ai ishte shumë gjaknxehtë, ndërsa kishte urrejtje të madhe për emigrantët meksikanë, ngaqë frikësohej se do e mbi popullonin shtetin e tij./Sinjali/