image Flamur Kadriu caktohet u.d. i kryeshefit të AUV-it

Kosovë

Flamur Kadriu caktohet u.d. i kryeshefit të AUV-it

news image

Flamur Kadriu, drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është caktuar ushtrues detyre i kryeshefit të kësaj agjencie.

Kryeministri Albin Kurti, ka shfuqizuar vendimin përmes të cilit Naser Krasniqi, Zëvendës Kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) autorizohet të kryejë detyrat e Kryeshefit të AUV-it.

Duhet theksuar që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk parasheh pozitë të Zëvendës Kryeshefit të AUV-it, pozitë të cilën e ka mbajtur Krasniqi dhe në bazë të të cilës iu ka besuar udhëheqja e kësaj Agjencie.

“Rrjedhimisht, me qëllim të sigurimit të zbatimit të rendit dhe ligjit, kryeministri ka shfuqizuar Vendimin që ka humbur bazën ligjore dhe ka caktuar ushtrues të ri të detyrës të Kryeshefit të AUV-it”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kryeministri Kurti ka autorizuar Flamur Kadriu, aktualisht drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda AUV-it, të kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeshefit të kësaj Agjencie, deri në shpalljen e rezultateve të konkursit për emërimin e Kryeshefit të AUV-it, raporton KP.

/GazetaSinjali/