image Flakët po i afrohen banesave në fshatin Flet/ 10 vatra aktive në Shqipëri

Shqipëri

Flakët po i afrohen banesave në fshatin Flet/ 10 vatra aktive në Shqipëri

news image

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës me zjarre në Shqipëri, ku aktualisht janë 10 vatra aktive.

Ndërkaq situata më e vështirë është në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia F. Arrëz, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave përderisa ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Puna e forcave operacionale për shuarjen e zjarrit ka vijuar në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nuk paraqet rrezik për banesat.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka zgjeruar pak perimetrin. Forcat operacionale po përballen me vështirësi për shkak të tymit të krijuar dhe po punohet për izolimin e vatrës së zjarrit.

Në përmirësim është situata në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, ku ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në zonë  po operon edhe një helikopter dhe nuk paraqitet rrezik për banesat apo forcat në terren.

Ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit bashkia Pukë ka filluar prej mëngjesit, ku gjithashtu po punojnë mbi 150 efektivë të FA.

Vatra zjarri gjithashtu ka midis fshatrave Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishtë, B. Dibër.

Zjarri ka përmirësim në Qafë Murre, pasi ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

Zjarri në fshatin Kacni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar në terren të vështirë, pa rrezik për banesat. Në këtë zonë zjarri është më i shtuar për shkak të bimësisë dhe drurëve të dendur. Po punohet nga forcat në terren për ta mbajtur larg zonës së banuar (pjesë e bashkisë Klos). /GazetaSinjali/