image Flakët në Itali, videoja shfaq momentin kur një person ndez zjarrin

Evropë

Flakët në Itali, videoja shfaq momentin kur një person ndez zjarrin

news image

Një video e publikuar nga karabinierët në Itali tregon momentin teksa një piroman, ndez në mënyrë të qëllimshme një zjarr pranë Montesarchio, një qytezë 50 km larg Napolit.

Në pamje duket një person teksa ndez shkrepsën dhe e vendos atë në bar para se të largohet me shpejtësi. Burri u vu në pranga nga policia.

Me temperaturat që kanë arritur në 40 gradë celsius në jug të Italisë, erërat e nxehta kanë ndihmuar në përhapjen e flakëve rreth zonës.  Brigada e zjarrefikësve njoftoi të dielën se këtë vit, në periudhën mes 15 qershorit dhe 8 gushtit ka pasur një rritje prej 70 për qind në numrin e ndërhyrjeve që kanë bërë për shkak të flakëve.  /Gazeta Sinjali/

View this post on Instagram

A post shared by A2 CNN Affiliate (@a2_news)