Blerim Makica, udhëheqës i ndërrimit në njësinë e zjarrfikësve, ka thënë se po përpiqen që nga ora 13:00 për të shuar zjarret që kanë kapluar disa male të Suharekës.
Makica tha se rrezik mund të jetë nëse flakët përhapen deri te një pjesë e malit që është me pisha, prandaj edhe po synojnë që sa më shpejt ta ndalojnë atë.
“Jemi pranë vijës së zjarrit që ka shpërthyer nga ora 13:00 me gjithë përpjekjet kemi mundur t’i vëmë në kontroll flakët. Për momentin pengesë është era, por do të mundohemi ta fusim nën kontroll. Flakët nuk janë shumë të mëdha”.
“Shtëpi afër nuk ka, por është pjesa me pisha të mëdha dhe aty është rrezik. Nëse atyre u vihet flaka më lehtë ndizen dhe ato digjen deri në maje edhe ato të njomat. Deri aty ka edhe 100 metra largësi”, tha ai për klankosova.
Ai tha se janë rreth 20 hektarë dhe tregoi se terreni është i zorshëm për t’u depërtuar për shkak të shpeshtësisë.