Djegiet e pyjeve, livadheve e tokave bujqësore gjatë muajit korrik kanë qenë shumë të shpeshta dhe mjaft shqetësuese.
Pothuajse në secilën ditë janë raportuar hapësirë të shumta të përfshira nga zjarret, ku disa prej tyre kaluan edhe me dëme të mëdha.
Një rast i tillë ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në dalje të Suharekës në autostradë, për të cilin nuk dihen ende shkaqet, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas pamjeve që i ka dërguar një sinjalizues, shihet se shkaku i zjarrit tashmë është liruar edhe sasi e madhe e tymit.
Ende nuk raportohet për ndonjë të lënduar, si dhe nuk dihen dëmet e shkaktuara.