image Fjaloset me prindërit, 13 vjeçarja nga Gjilani ikë dhe nuk kthehet në shtëpi - Sinjali

Fjaloset me prindërit, 13 vjeçarja nga Gjilani ikë dhe nuk kthehet në shtëpi

news image

Një 13 vjeçare nga lagjja ‘Bregu i Djegur’ në Gjilan ka ikur mbrëmë nga shtëpia pas një mosmarrëveshje që e ka pasur me prindërit e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues për Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se e mitura D.M. e ka lëshuar shtëpinë mbrëmë rreth orës 22:00 dhe se ende nuk është kthyer në shtëpi. Rastin në polici e ka paraqitur sot nëna, R.XH. (emër i njohur për redaksinë).

Gjithashtu ky sinjalizues i ka thënë Gazetës Sinjali se për rastin është kontaktuar prokurori shtetëror kujdestar dhe se rasti është kualifikuar si ‘person i humbur’ .

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: