image Fjalimi emocionues i Zekirija Ramadanit, para ndeshjes me Gjilanin

Futboll

Fjalimi emocionues i Zekirija Ramadanit, para ndeshjes me Gjilanin

news image

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka hyrë në histori të Superligës së Kosovës, pas triumfit me Prishtinën, transmeton Sinjali Sport.

Ramadani, i cili ka pasur një edicion fantastik me Prishtinën, ka mbajtur një fjalim para lojtarëve para ndeshjes me Gjilanin në kuadër të xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës.

Trajneri nga Maqedonia hyri në histori të Superligës së Kosovës, duke u bërë i pari trajner që arrin të fitojë ligën me tri skuadra të ndryshme.

43 vjeçari theksoi para lojtarëve se ky titull është shumë i rëndësishëm për Prishtinën pasi mund të fitohet pas tetë vitesh, ndërkohë nuk harroi të flasë për sakrificat e të gjithë atyre njerëzve në mënyrë që Prishtina të shijojë mundësinë për titull.

Sipas Ramadanit, veçantia e këtij titulli është koha e mungesës së tij. Ai porositi lojtarët të shpërblejnë tifozët, familjarët dhe të gjithë njerëzit që shikojnë Prishtinën.

Më poshtë mund të shihni fjalimin e plotë të Ramadanit:

/Gazeta Sinjali Sporti/