image Fjalim i parë shqip në Parlamentin e Serbisë së Pasluftës, Kamberi replikon me Daçiqin

Rajon

Fjalim i parë shqip në Parlamentin e Serbisë së Pasluftës, Kamberi replikon me Daçiqin

news image

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vazhduar që të ngris zërin e tij për kauzat e shqiptarëve në Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot për herë të parë ai ka mbajtur një fjalim shqip, përmes të cilit shfaqi shqetësimin e tij për vendimin e Gjykatës së Lartë në Serbi, e cila i hodhi poshtë akuzat kundër ministrit serb të Mbrojtjes, Akesandar Vulin, për diskriminimin, fyerjen dhe gjuhën e urrejtjes që ai përdor ndaj shqiptarëve.

“Sot është e një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues ‘šiptari’. Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlen më as vendimit i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ‘šiptar’ si gjuhë urrejtje.  Nuk vlen as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit ‘šiptar’ si nënçmues, fyes dhe shkelje e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit”, ka thënë ai.

Kamberi e ka vazhduar fjalimin e tij në shqip pavarësisht ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq./Gazeta Sinjali/