Werder Bremen ka mposhtur mbrëmë Borussia Dortmundin 3:2 në kuadër të DFB Cup.
Ndeshja e zhvilluar mes dy ekipeve ishte mjaftë entuziaste, shkruan Gazeta Sinjali.
Milot Rashica ka kontribuar me një gol. Përfaqësuesi i Kosovës, ka thyer rekordin në këtë garë duke shënuar radhazi në gjashtë ndeshje.
“Çfarë nate, çfarë fitore”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./Gazeta Sinjali/