Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, disa orë përpara se të ekzekutohej me breshëri plumbash e të digjej në veturën e tij në Zahaq të Pejës, kishte shkruar se shumë shqiptarë e urrejnë atë.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, i kishte dalë në mbrojtje nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinajt, duke e identifikuar veten si pjesë e “pakicës që ishin kundër Serbisë”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Po, Smajl Haradinaj e Nasim Haradinaj janë Tradhtarë, sepse ishin pakic, ishin kundër Serbisë, luftuan kundër Serbisë dhe shumicēs shqiptare !
Edhe Unë jam tradhtarē si Smajl Haradinaj dhe Nasim Haradinaj, sepse, njësoj si ta, jam i urryer nga mijra shqiptarë !”, kishte shkruar Kelmendi.
Ekzekutimin e djegien e Qerim Kelmendit e ka konfirmuar edhe Policia dhe Prokuroria, teksa trupi i tij i djegur është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/