image “Fituesit” e mëdhenj të pandemisë, Apple, Microsoft dhe Google raportuan të ardhura rekord

Aplikacione

“Fituesit” e mëdhenj të pandemisë, Apple, Microsoft dhe Google raportuan të ardhura rekord

news image

Pandemia e COVID-19, përveçse gjunjëzoi sistemet më të zhvilluara shëndetësore rreth botës, i dha goditje fatale bizneseve e industrive të ndryshme.

E megjithatë jo të gjithë mund të ankohen. Zhvendosja e shpejtë drejt digjitalizimit për shkak të koronavirusit krijoi kushtet perfekte për gjigandët e teknologjisë të cilët raportuan arkëtime rekord.

Madje edhe tani, ndërsa pandemia është zbutuar, kompani si Apple apo Microsoft vijojnë te gjenerojnë shuma marramendëse.

Apple tha se fitimet e kompanisë gati u dyfishuan në 21.7 miliardë dollarë, në tremujorin e dytë të vitit, falë shitjeve të mëdha të serisë iPhone 12. Siç thuhet, ky ishte viti më i artë fiskal në 45 vite.

Sakaq, Microsoft fitoi 16.5 miliardë dollarë – që do të thotë 47% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar- për shkak të kërkesave për shërbime të ruajtjes së materialeve dhe lojëra.

Kompania simotër e Google, Alphabet, gjithashtu tha se shitjet dhe fitimet e saj tremujore kanë arritur vlera rekord prej 18.5 miliardë dollarësh.

Analistët thonë se kompanitë teknologjike kanë qenë fituesit më të mëdhenj të pandemisë, ndërsa lockdown-et globale detyruan bizneset dhe individët të përdorin më shumë shërbimet e tyre./Gazeta Sinjali/