Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA do të mund të mos zbulohen të martën dhe mund të kalojnë së paku disa ditë para se rezultati të bëhet i qartë.
Sipas BBC, kjo nuk është diçka e pazakontë dhe është një praktikë e zakonshme që votat të numërohen pas ditës së zgjedhjeve.
Pandemia gjithashtu ka ndikuar këtë vit tek këto zgjedhje presidenciale.
Gjithashtu edhe rritja e numrit të votimeve përmes postës pritet të pengojë publikimin e rezultateve të plota në shumicën e shteteve kryesore.
Kjo ndodh për shkak se shtetet fillojnë të përpunojnë si dhe të bëjnë vlerësimin e votave në data të ndryshme.
Disa shtete, sikurse Pensilvania dhe Uisoncin nuk fillojnë numërimin e votave deri në ditën e zgjedhjeve, që do të thotë se rezultatet e tyre mund të zgjasin më shumë./Gazeta Sinjali/