Një ‘gjuetar planeti’ që fitoi çmimin Nobel në fushën e shkencës, i cili zbuloi planetin e parë jashtë sistemit tonë diellor, parashikon që njerëzit do të zbulojnë jetën e huaj në 30 vitet e ardhshme.
Profesori i astronomisë, Didier Queloz, 52 vjeç nga Zvicra, thotë se është ‘i bindur’ se ne nuk jemi vetëm në univers.
Profesori i Universitetit të Kembrixhit fitoi çmim Nobel të martën për punën e tij si ‘gjahtar planeti’, pasi zbuloi qindra planete që rrotulloheshin nga dielli jashtë sistemit tonë diellor.
Ai thotë se është i sigurt se në 100 vjet alienët do njoftohen me ne, por thotë se është më realiste ’që brenda 30 viteve shkencëtarët të mund të krijojnë një makinë për të na lejuar të takojmë alienët në sistemet diellore të largëta”.
Profesori Queloz iu dha Çmimi Nobel në Fizikë së bashku me partnerin e tij kërkimor Dr Michel Mayor.