image Fiton Juventusi, Ronaldo shkëlqen me het-trik në ndeshjen e parë të vitit

Futboll

Sport/ Fiton Juventusi, Ronaldo shkëlqen me het-trik në ndeshjen e parë të vitit

news image

Juventusi e ka mposhtur 4:0 Cagliarin, në ndeshje ku Cristiano Ronaldo ka realizuar het-trik dhe një tjetër gol Gonzalo Higuain.

Cristiano Ronaldo e ka nisur mbarë vitin 2020. Portugezi ka kompletuar het-trikun e parë për vitin 2020 kundër Cagliarit, sfidë në të cilën Juve mori pikët e plota duke triumfuar 4:0.

Të gjithë golat Juve i shënoi në pjesën e dytë. Ronaldo zhbllokoi rezultatin në minutën e 49-të, para se të shënonte për 2:0 në atë të 67-të.

Gonzalo Higuain e gjeti rrugën drejt golit për 3:0 në minutën e 81-të, vetëm pak minuta pasi ishte inkuadruar në lojë, derisa për rezultatin përfundimtar 4:0 dhe për të kompletuar het-trikun, shënoi Cristiano Ronaldo, në minutën e 82-të, duke dhënë sinjale se 2020 mund të jetë viti i tij.

Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 45 pikëve e vetme në krye të Serie A dhe do të presë se çfarë do të bëjë sonte rivali, Interi, që nga ora 20:45 përballet me Napolin.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=44&v=0P3YWraldVY&feature=emb_title