image Fitimet nga pandemia, kompanitë e IT-së marrin miliarda - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

38431

Të shëruar

23754

Të vdekur

989

Fitimet nga pandemia, kompanitë e IT-së marrin miliarda

news image

Amazon, Apple, Google dhe Facebook kanë pasur fitime marramendëse në periudhën e pandemisë për shkak të sjelljes së përdoruesve dhe reklamave, transmeton Gazeta Sinjali.

38 miliardë Dollarë kanë fituar të katër gjigantët e teknologjisë së informacionit në tremujorin e kaluar. Amazon e ka rritur xhiron e tremujorit krahasuar me një vit më parë me 37 për qind .

“Kemi pasur më shumë klientë se më parë, janë shtuar blerjet në internet”, deklaroi shefi i Amazon, Jeff Bezos.

Facebook përfiton në biznesin e reklamës, pasi gjithnjë e më shumë firma të vogla kalojnë tani tek shitjet online, për të rikuperuar humbjet prej krizës. Tek Google po ecën ndër të tjera biznesi me platformën e videove YouTube, teksa njerëzit po qëndrojnë më shumë në shtëpi. Ndërsa në kohët e punës nga shtëpia dhe mësimit online, Apple po fuqizohet në biznesin me kompjuterët Mac dhe iPads.

Një gjë e tillë nuk vlen aq për ekonominë në tërësi. Sipas të dhënave, ekonomia më e fuqishme e Evropës, ajo gjermane mund të pësojë humbje për disa vite prej koronavirusit.

“Zhvillimet aktuale të pandemisë japin shkas për shqetësim, që pasojat akute dhe ato afatgjata do të jenë më të rënda nga sa parashikohej muajt e kaluar”, thuhet në një parashikim të krizës nga Sipërmarrja e Berlinit për Studime Ekonomike dhe Konsulencën. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: