Fisnik Ismaili nga PSD ka reaguar pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit, ku ekspertët kanë konstatuar se Dehari nuk është vetëvrarë në qelin e tij.
Ismaili ka shkruar në Facebook se beson në atë që ka besuar shumë gjatë, se ky është fundi i agonisë, dhembjes, pikëllimit e dëshirës për drejtësi nga familjes së Astrit Deharit.
“Sot po du me besue në atë që gjatë kam shpresue, se është fillimi i fundit të agonisë, dhembjes, pikëllimit e dëshirës për drejtësi ndaj familjes së Astritit, e krejt neve që e kemi njoftë nga afër. Sot duhet me qenë dita kur e drejta nisë me fitue”, ka shkruar Ismaili./Gazeta Sinjali/