image Fiorentina e ndal Milanin, goli i Rebic nuk mjafton

Futboll

Sport/ Fiorentina e ndal Milanin, goli i Rebic nuk mjafton

news image

Ndeshja në mes të skuadrës së Milanit dhe Fiorentinës ka përfunduar me barazim. Ndeshje kjo që ishte e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti t’i ndryshoj shifrat.

Milani e shënoi golin e parë në minutën e 34-të të ndeshjes me anë të Zlatan Ibrahimovic, por që u anulua për prekje dore pas rishikimit të VAR-it.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat arritën të shënonin nga një gol.

Të parët shënuan “Rossonerët” me anë të Ante Rebic në minutën e 56-të.

Fiorentinaa arriti të kthehet në lojë në minutën e 85-të, ku një penallti të fituar nga Patrick Cutrone e shndërroi në gol Erick Pulgar, i cili shënoi për 1-1./Gazeta Sinjali/