Të martën (nesër) do të zhvillohet ndeshjet e pesta në Play Offin e Superligës së Kosovës në basketboll, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finales e madhe, transmeton Sinjali Sport.
Duelet mes Ponte Prizrenit dhe Pejës dhuruan emocione të mëdha, me basketboll të bukur, atraktiv dhe garues deri në fund.
Ky ballafaqim fillojë më mirë për Pejën, të cilët e fituan lojën e parë me rezultat 92:100, më pas në të Prizren, u barazua seria në 1-1 nga Ponte me ndeshjen më interesante të këtij Play Offi, duke fituar tek në vazhdime me rezultat 112:111, ndërsa duelin e tretë Peja si vendase arriti që ta fitoje 108:85, kurse sfida që e barazoi serinë përfundoi 62:88 në të mirë të ekipit të Arbnor Rifatit.
Sfida e fundit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në “Sezai Surroi” nga ora 17:00.
Gjysmëfinalja tjetër që do të luhet nesër është mes Rahovecit dhe Yllit.
Si në gjysmëfinalen tjetër edhe këtu seria është e barabartë në 2-2.
Takimin e parë e fituan vreshtarët me rezultat 69:66, në të njëjtën palestër në ndeshjen e dytë triumfuan suharekasit 62:70, më pas në Therandë ndeshjen e radhës e fituan vendasit 77:68, kurse përballjen e fundit e fituan Rahoveci me rezultat 66:69.
Ndeshja e pestë në mes dy rivalëve rajonal do të luhet nesër nga ora 20:15 në palestrën “Mizahir Isma”. /Gazeta Sinjali Sporti/