image Filloreta Raçi së shpejti me një bashkëpunim të ri muzikor me Ermal Fejzullahun

Bota e Yjeve

Filloreta Raçi së shpejti me një bashkëpunim të ri muzikor me Ermal Fejzullahun

news image

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi pak ditë më parë solli këngën e saj më të re.

Këngë kjo e titulluar “PaGajle”, e cila është në bashkëpunim me artistin, Young Zerka.

Ndërsa, së fundi përmes rrjetit social Instagram iu është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga fansat e saj, e cila edhe ka paralajmëruar për bashkëpunimin e radhës.

Fifi, ka njoftuar se projekti i ri do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin, Ermal Fejzullahun.

“Kur do të dalë hiti tjetër se mezi po pres?”, ka qenë pyetja e një ndjekësi, teksa një përgjigje nga Fifi nuk ka munguar, duke shtuar se hiti i radhës do të jetë gati në tetor, së bashku me Ermal Fejzullahun. /Gazeta Sinjali/