image Fillon votimi në OKB për rezolutën e armëpushimit: Çfarë kërkon rezoluta?

Botë

Fillon votimi në OKB për rezolutën e armëpushimit: Çfarë kërkon rezoluta?

news image

Është duke u zhvilluar votimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në lidhje me një rezolutë të menjëhershme të armëpushimit Izrael-Palestinë, raporton Skynews.

Rezoluta kërkon lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe që të dyja palët të respektojnë ligjin ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve.

Kjo vjen pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një lëvizjeje të tillë në Këshillin e Sigurimit të premten.

Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme – dhe nuk ka të drejtë vetoje, vetëm një shumicë e thjeshtë kërkohet që ajo të kalojë.

Rezolutat si kjo kanë peshë politike dhe pasqyrojnë pikëpamje globale.

Çfarë kërkon rezoluta?

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Dennis Francis, hapi mbrëmjen me disa komente që përshkruan rezolutën.

“Ne kemi një prioritet të vetëm – vetëm një – për të shpëtuar jetë”, tha ai.

“Ndaloni këtë dhunë tani”, shtoi ai.

Pikat kryesore të rezolutës përfshijnë:

Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar;

Kërkesë që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar – veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve;

Kërkesë për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e qasjes humanitare.

/GazetaSinjali/