image Fillon vaksinimi i fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç në ShBA

Botë

Fillon vaksinimi i fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç në ShBA

news image

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar vaksinimi kundër COVID-19, për fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç për COVID-19, pas miratimit përfundimtar të vaksinës Pfizer nga zyrtarët amerikanë.

Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e dha miratimin përfundimtar mbrëmjen e së martës.

“Sot është një ditë monumentale në rrjedhën e kësaj pandemie“, tha Dr. Walensky.

Ajo gjithashtu shtoi se rreziku për raste të rënda dhe vdekje është më i ulët te fëmijët e vegjël sesa te të rriturit, ai është real dhe se COVID-19 ka pasur një ndikim të thellë social, të shëndetit mendor dhe arsimor te fëmijët, përfshirë këtu edhe hendekun e pabarazive në arsim.

Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi një grup këshillimor ekspertësh i CDC-së vendosi në mënyrë unanime që vaksinat e Pfizer t’u jepen 28 milionë fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç.

Miliona doza të prodhuara nga kompania Pfizer dhe partneri i saj BioNTech u janë dërguar shteteve, mjekëve dhe farmacive. Ato janë më të vogla, sa një e treta e atyre që përdoren për adoleshentët dhe të rriturit./Gazeta Sinjali/