Gjendja me pandeminë Covid-19 në Kosovë ka filluar të kthehet në normalitet.
Vetëm gjatë kësaj jave, nga data 20 shtator deri më sot janë shënuar 763 raste pozitive.
Brenda kësaj periudhe kohore kanë vdekur 37 persona të cilët ishin të infektuar me këtë virus.
Po ashtu gjatë asaj kohe janë shëruar edhe 6314 pacientë.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive ka arritur në 4176.
Në anën tjetër procesi i vaksinimit është duke vazhduar çdo ditë të javës, përfshirë fundjavët.
Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Kosovës.
Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim, ka njoftuar Qeveria e Kosovës. /GazetaSinjali/