image Fillon takimi LVV-LDK, i pranishëm edhe Lutfi Haziri

Kosovë

Qeveria/ Fillon takimi LVV-LDK, i pranishëm edhe Lutfi Haziri

news image

Ka filluar takimi i radhës për harmonizimin e programit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në takim po merr pjesë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili është përfolur shumë kohëve të fundit për shkak të deklaratave të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e përfaqësuesve të LVV-së janë edhe Arbërie Nagavci e Arben Vitia të cilët kanë shkuar në selinë e LDK-së.

Ky është takimi i radhës në vazhdën e takimeve të shpeshta ndërmjet përfaqësuesve të dy partive të cilat po mundohen që ta krijojnë qeverinë e re të Kosovës. /Gazeta Sinjali/