image Fillon shpërndarja e vaksinës antiCOVID në Amerikë, këta persona do ta marrin të parët

Botë

Fillon shpërndarja e vaksinës antiCOVID në Amerikë, këta persona do ta marrin të parët

news image

Punëtorët në fabrikën farmaceutike të “Pfizer” në Michigan kanë ngarkuar në kamionë dërgesat e para të vaksinës së tyre antiCOVID, duke filluar shpërndarjen më të madhe të vaksinave në historinë e SHBA-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Këta punëtorë shoqëruan transferimin e kutive të para në kamionët me të cilët do të transportohej vaksina.

Po ashtu edhe me siguri të lartë, vaksina kundër koronavirusit u shoqërua për në destinacionin e fundit nga forcat policore.

“Për muaj me radhë, ne kemi përgatitur një strategji me shërbimet përkatëse për logjistikën efikase të shpërndarjes së vaksinave dhe tani është koha për të zbatuar planin”– tha Wes Wheeler, president i departamentit shëndetësor të UPS, raporton New York Times.

Këto dërgesa të kompanisë “Pfizer” përmbajnë deri në 4,875 doza.

Injeksionet e para në SHBA pritet të bëhen nga e hëna për punonjësit e kujdesit shëndetësor me rrezik të lartë.

Kjo do të bëhet edhe për të ndaluar përfundimisht përhapjen e një virusi që ka infektuar miliona njerëz dhe ka shkatërruar ekonominë, sistemin arsimor dhe jetën e përditshme kudo në botë.

Rreth 2.9 milionë doza të vaksinës do të udhëtojnë me aeroplan dhe kamion të ruajtur nga objektet e Pfizer në Michigan dhe Wisconsin në vendet e caktuara të shpërndarjes, kryesisht spitale.

Zhvillimi i shpejtë i vaksinës dhe autorizimi i saj bazuar në të dhëna tregojnë se është 95 për qind efektive.

Vaksina Pfizer duhet të mbahet në minus 94 gradë Fahrenheit, dhe kutitë speciale ku po transportohet mund të hapen jo më shumë se dy herë në ditë, për të ruajtur ngrirjen e thellë.

Efektet anësore, si dhimbja e kokës, mund të bëjnë që disa nga infermierët, mjekët dhe të tjerët që janë të parët në radhë për vaksinën të humbasin një ose dy ditë punë, duke sfiduar spitalet e mbingarkuara.

Ndryshe, më shumë se 207,000 raste të reja dhe më shumë se 2,200 vdekje u raportuan dje në SHBA.

Kjo e çoi numrin e përgjithshëm të rasteve të SHBA në më shumë se 16 milion, larg nga më të shumtat në botë.

/Gazeta Sinjali/