image Fillon protesta tjetër, kërkohet tërheqja e mjeteve nga Trusti

Sociale

Fillon protesta tjetër, kërkohet tërheqja e mjeteve nga Trusti

news image

Kuvendi i Kosovës pritet që pas pauzës të shqyrtoj Projektligjin për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë, një grup i qytetarëve tashmë kanë dalë të protestojnë drejt objektit të Kuvendit të Kosovës.

Me thirrjet “Trusti është i yni, jo i Qeverisë”, protestuesit po u kërkojnë deputetëve që të votojnë pro këtij projektligji.

Ndërkohë, para Kuvendit janë duke protestuar edhe veteranët e luftës pasi që deputetët kanë miratuar Projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata.

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së janë futur në oborrin e Kuvendit dhe do të shkojnë edhe para Qeverisë.

/GazetaSinjali/