image U protestua para Rektoratit për largimin e Ardian Kastratit nga UP-ja

Sociale

U protestua para Rektoratit për largimin e Ardian Kastratit nga UP-ja

news image

Aktivistë të shoqërisë civile protestuan kundër profesorit njëherësh deputetit të PDK-së, Ardian Kastratit, shkruan Gazeta Sinjali.

Protestuesit para Rektoratit të UP-së, kërkuan përjashtimin e Ardian Kastratit nga UP-ja.

Liridona Sijarina, aktiviste, tha se nga Rektorati duhet të themelohet një komision hetues për të parë se si u punësua Kastrati në UP.

Rektori duhet menjëherë te themeloje një komision hetues qe ta hetojë procesin e punësimit të profesorit Ardian Kastrati. Ne kërkojmë që të shkarkohet Këshilli Drejtues i UP-së dhe kërkojmë nga ministrja e Arsimit të ndërmarrë veprim, sepse që tri vjet kemi zvarritje që po ndodhin brenda UP-së dhe po ndodh gratë me u ballafaqu me situata që ngacmohen dhe nuk kanë ku me u mbrojtë. Këshilli duhet menjëherë me miratua draftrregulloren për parandalim dhe mbrojtjen nga sulmet seksuale dhe kjo duhet të ndodh deri të premten. Ne nga këtu deklarojmë se këto kërkesa do t’i përcjellim dhe do të qëndrojmë mbrapa dhe seksistët nuk duhet të paguhen nga taksat tona”, tha ajo.

Kastrati të dielën kur edhe po zgjidhej presidentja Vjosa Osmani, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke cituar një përshkrim të shkrimtarit Faik Konica, i cili është marrë si ofendim ndaj saj.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/