image Fillon ndërtimi i ujësjellësit edhe në 10 fshatra të Skenderajt

Kosovë

Njoftim/ Fillon ndërtimi i ujësjellësit edhe në 10 fshatra të Skenderajt

news image

Krahas realizimit të kyqjeve individuale të ujësjellësit që po bëhen në 12 fshatra të komunës së Skenderajt ka filluar edhe implementimi i projektit “Ndërtimi i Ujësjellësit” në 10 fshatra të komunës së Skenderajt: Rezallë, Abri e Poshtme, Aqarevë, Likoc, Llaushë, Marinë, Makermal, Murgë, Plluzhinë dhe  Ticë.

Nga kjo do të përfitojnë gjithsej 12364 banorë dhe i cili është donacion i Qeverisë Zvicerane dhe Qeverisë së Kosovës kurse Implementohet  nga CDI – ja dhe ka një vlerë rreth 1.4 milion Euro.

Për të parë nga afër realizimin e punimeve sot kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me përfaqësuesin e CDI-së, Lavdim Osmanaj, menaxherin e njësisë në Skenderaj të KRU-së Mitrovica, Ilaz Halili, kanë bërë inspektime në fshatin Rezallë,  ku kanë filluar punimet në ndërtimin e rezervarit të parë me vëllim 320 metra kub, në shtrirjen e rrjetit dhe rezervarit të dytë në këtë fshat me vëllim 400 metra kub.

Me këtë rast, Jashari ka falënderuar donatorët për realizimin e këtij projektit sipas tij jetik për qytetarët e këtyre fshatrave të cilët deri më tani kanë pasur vështirësi të mëdha në sigurimin e ujit të pijshëm.

Ai tutje ka deklaruar që do të kërkojë përkrahje dhe nga qeveria që ky projekt të përfundojë sa më shpejtë, në mënyrë që mos te kemi vonesa sikurse kemi pasur me kyqjet individuale në 12 fshatra të komunës sonë.

“Krahas këtij projekti, duke marrë parasysh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ujore në komunën tonë, kam kërkuar vazhdimisht dhe prap do të kërkoj nga qeveria dhe donatorët që sa ma shpejtë të fillojmë më realizimin e projektit ‘Ndërtimi i pendës së Kuqicës’, pasi që vetëm atëherë do të kemi rezerva të mjaftueshme ujore për ujë të pijshëm dhe ujë për bujqësi dhe mundësi për rekreacion e turizëm”, ka thënë tutje Jashari. 

Në fund Jashari ka deklaruar se këtë vit do ta përfundojnë projektin e kyqjeve individuale në 12 fshatra, kurse në këto 10 fshatrat që tani ka filluar projekti do të angazhohen që deri vitin tjetër qytetarët të kenë ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit./Gazeta Sinjali/