image Fillon mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes që pritet të jetë vendimtare për koalicionin me LDK-në

Kosovë

Koalicion/ Fillon mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes që pritet të jetë vendimtare për koalicionin me LDK-në

news image

Ka filluar mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ku pritet të diskutohet për koalicionin mes VV-së dhe LDK-së.

Albin Kurti ka arritur në selinë e partisë së tij për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë, e cila do të mbahet pak orë pas takimit ndërmjet Kurtit dhe Isa Mustafes.

Në anën tjetër edhe LDK do të ketë mbledhje të Kryesisë gjatë ditës së sotme në ora 11:00. Agim Veliu ka konfirmuar se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së do të bisedohet për koalicionin me VV-në.

Kujtojmë se Kurti e Mustafa që pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve kanë zhvilluar takime në vazhdimësi për harmonizimin e programit qeverisës.

Në takimet e fundit, nga të dyja palët u bë e ditur se pika për të cilën ata nuk u morën vesh ishte posti i presidentit.

Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi me kërkesë të partive, siç ka thënë ai, e ka shtyrë seancën konstituive për 26 dhjetor./Gazeta Sinjali/