Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e cila është mbledhur me kërkesë të të mandatuarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, për ta caktuar seancën plenare për votimin e përbërjes së qeverisë.
Kjo mbledhje ka filluar në ora 09:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Për përbërjen e qeverisë, Kurti ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse përbërja e qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, prapë ‘topi’ kalon te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në aso situate, Thaçi do të duhej që brenda 10 ditësh ta emërojë kandidatin tjetër për kryeministër./Gazeta Sinjali/