image Fillon mbledhja e Kryesisë për mocionin e rrëzimit të Qeverisë

Kosovë

Diskutim/ Fillon mbledhja e Kryesisë për mocionin e rrëzimit të Qeverisë

news image

Para pak minutash në Kuvendin e Kosovës ka nisur mbledhja e Kryesisë ku po diskutohet koha e mbajtjes së seancës për mocionin mosbesues ndaj Qeverisë Kurti të cilën e ka kërkuar LDK-ja.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në mbledhje të Kryesisë po marrin pjesë të gjithë nënkryetarët dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Sot kryetarja e Kuvendit ka vendosur që mediat të mdalohen për të marrë pamje në mbledhjen e Kryesisë ndërsa ka paralajmëruar se vendimin e Kryesisë ta thotë para mediave në ora 16:00.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i është përgjigjur sot kryeparlamentares Vjosa Osmani e cila kishte pyetur a munden deputetët të mbajnë seancën.

IKSHP ka thënë se nuk kanë kompetencë të përzihen në punën e institucioneve kushtetuese duke theksuar se deputetët mund të mbajmë seancë duke marrë masat mbrojtëse kundër Covid 19./ Gazeta Sinjali/