image Fillon mbledhja e komisionit hetimor për menaxhimin e krizës energjetike

Politikë

Fillon mbledhja e komisionit hetimor për menaxhimin e krizës energjetike

news image

Ka filluar mbledhja konstituive e komisionit hetimor për krizën energjetike, i cili ka mandat gjashtëmujor.

Pjesë përbërëse e anëtarëve të këtij komisioni janë: Driton Selmanaj (kryesues), Enver Haliti, Artan Abrashi, Jeta Statovci, Mimoza Kusari Lila, Ferat Shala, Pal Lekaj, Besian Mustafa, Eliza Hoxha, Adem Hoxha, Fridon Lala.

Kjo mbledhje po mbahet pas diskutimeve të shumta mes pozitës dhe opozitës, rreth themelimit të këtij Komisioni.

Ky Komision do të ketë për detyrë të hetojë të gjitha shkeljet e mundshme që supozohet se janë bërë në sektorin energjetik në Kosovë.

/GazetaSinjali/