image Më pak se 2 orë nga përfundimi i afatit/ Fillon heqja edhe e tendave në Jarinje - Sinjali

Më pak se 2 orë nga përfundimi i afatit/ Fillon heqja edhe e tendave në Jarinje

news image

Tendat të cilat janë ngritur tash e 12 ditë në pikën kufitare në Jarinje, kanë filluar të largohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq pak më parë u largua edhe kamioni me mbishkrimin Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe.

Njësitet Policore të Kosovës kanë refuzuar të largohen pa u larguar kamioni me mbishkrim për asociacionin.

Ndërsa tani ka filluar edhe heqja e tendave që serbët lokalë kishin ngritur në Jarinje tash e 12 ditë si pjesë e bllokadës së rrugës./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: