Tendat të cilat janë ngritur tash e 12 ditë në pikën kufitare në Jarinje, kanë filluar të largohen, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkaq pak më parë u largua edhe kamioni me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe“.
Njësitet Policore të Kosovës kanë refuzuar të largohen pa u larguar kamioni me mbishkrim për asociacionin.
Ndërsa tani ka filluar edhe heqja e tendave që serbët lokalë kishin ngritur në Jarinje tash e 12 ditë si pjesë e bllokadës së rrugës./GazetaSinjali/