image Fillon dëshmia e Hysni Gucatit në Hagë

Drejtësi

Fillon dëshmia e Hysni Gucatit në Hagë

news image

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar dëshmia e ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka bërë deklaratën e tij të betimit dhe fillimisht do t’u përgjigjet pyetjeve të avokatit mbrojtës për të vazhduar pastaj me pyetjet e Prokurorisë.

Dëshmia e Gucatit para trupit gjykues pritet të zgjasë dy ditë.

“Deklaroj solemnisht se do të them të vërtetën, krejt të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe nuk do të mbaj të fshehur asgjë për të cilën kam dijeni. Betohem në plagët e mija të trupit që vetëm të vërtetën do ta them”, ka thënë Gucati.

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, ka filluar sot paraqitja e provave dhe dëshmitarëve nga ana mbrojtjes, përfshirë edhe vet Gucatin si dëshmitar./GazetaSinjali/