image Fillojnë homazhet për ish-luftëtarin e UÇK-së që u vra e u dogj në Pejë

Kosovë

Fillojnë homazhet për ish-luftëtarin e UÇK-së që u vra e u dogj në Pejë

news image

Në qendër të qytetit të Pejës po bëhen homazhe për Qerim Kelmendin, ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili u gjetë i vrarë dhe i djegur në veturën e tij, të enjten, në fshatin Zahaq të Pejës.

Nën organizimin e OVL-UÇK në Dukagjin, qytetarë e ish-bashkëluftëtarë të Kelmendit, deputetë e kryetar komunash po përkulen pranë trupit të pajetë të tij.

Kelmendi u gjetë i vrarë dhe i djegur mëngjesin e së enjtes, rreth orës 01:00, pak metra larg shtëpisë së tij në fshatin Zahaq të Pejës. Ai fillimisht u vra me breshëri automatiku dhe më pas u dogj në makinën e tij

Qerim Kelmendi do të varroset sot në fshatin Gllogjan./Gazeta Sinjali/