image Fifi ia kërkon pasaportën shqiptare presidentit Ilir Meta

Bota e Yjeve

Fifi ia kërkon pasaportën shqiptare presidentit Ilir Meta

news image

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi e njohur si Fifi tash e një kohë është zhvendosur në Shqipëri për të jetuar.

Ajo është aktive në rrjetet sociale, duke i mbajtur afër një numër të konsiderushëm të ndjekësve.

Së fundmi, përmes rrjetit social Instagram, artistja u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale.

Një nga pyetjet e ndjekësve ishte se a posedon pasaportë shqiptare artistja, meqenëse ajo jeton dhe vepron në Shqipëri.

“Jo fatkeqësisht. Edhe me thënë të drejtën e du aq shumë me pas pasaportën me shqiponjë. Zotëri President, Ilir Metaj, po e kërkoj pasaportën publikisht”, është përgjigjur Fifi.

Në anën tjetër, Fifi gjatë kësaj kohe është përfolur edhe për ndryshimin drastik që bëri në pamje. /Gazeta Sinjali/