image FIFA e ngrit Kosovën në renditje, pas dy super ndeshjeve ku i tregoi forcën Anglisë

Sport/ FIFA e ngrit Kosovën në renditje, pas dy super ndeshjeve ku i tregoi forcën Anglisë

news image

Kombëtarja e Kosovës në Kosovë është ngritur në ranglistën e re të FIFA-s. Pas shkëlqimit të Kosovës në dy ndeshjet kualifikuese Euro2020 ku mposhti Çekinë me rezultat 2 me 1 dhe ndeshjes së zjarrtë me Anglinë Kosova është renditur në vendin e 119.

“Dardanët” nga 1149 pikë sa kishin gjithsej, tani kanë 1164 pikë në renditjen botërore. Kjo do të thotë se kombëtarja e udhëhequr nga Challandes, ka fituar 15 pikë gjithsej pas ndeshjeve të shtatorit.

Në muajin shtator, Kosova e mundi 2:1 Çekinë në ‘Fadil Vokrri’, derisa u mund 5:3 në udhëtim nga Anglia, ku tregoi paraqitje tejet të mirë duke i shënuar tre gola Anglisë si mysafirë.

Përkundër kësaj ngritje Kosova vazhdon të shkëlqejë ndaj skuadrave që në renditjen e FIFA-s janë të pozicionuara më lartë se Kosova./Gazeta Sinjali/