Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu kanë shtruar darkë për krerët e Federatës së Futbollit të Malit të Zi në krye me presidentin e saj, Dejan Saviçeviq, si dhe për delegatin e UEFA-s për ndeshjen e nesërme kualifikuese për Euro 2020, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Gjatë kësaj darke të dyja palët kanë biseduar për rrjedhën e deritanishme të këtij cikli kualifikues për të dyja kombëtaret, si dhe për zhvillimin e futbollit në të dyja vendet fqinje.
Delegacioni malazez u shprehën të mahnitur me zhvillimin e hovshëm të Kosovës, si në aspektin e futbollit e po ashtu edhe në ndryshimin e gjërave për të mirë në infrastrukturën e kryeqytetit që nga koha e paraluftës.
Të dyja palët uruan njëra-tjetrën për lojë korrekte në ndeshjen e nesërme, derisa në fund u shkëmbyen edhe dhurata.