image Agim Ademi pas incidentit: U sulmova nga persona të maskuar

Futboll

Agim Ademi pas incidentit: U sulmova nga persona të maskuar

news image

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Agim Ademi, është sulmuar fizikisht në Parkun Nacional të Gërmisë në Prishtinë.

Ademi po e festonte ditëlindjen e tij të gjashtëdhjetë kur i ndodhi ky sulm nga një person që ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

Sidoqoftë, FFK ka publikuar një komunikatë për media për të lajmëruar zyrtarisht rastin.

Komunikata e plotë e FFK-së për rastin në fjalë:

Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar.

Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë.

Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!

Me respekt,
Agim Ademi, president

/Gazeta Sinjali Sporti/