image Festë me armë në Polluzhë të Rahovecit, pronari i shtëpisë pranon fajin dhe dorëzon armën

Siguri

Festë me armë në Polluzhë të Rahovecit, pronari i shtëpisë pranon fajin dhe dorëzon armën

news image

Gjatë mbrëmjes së djeshme, pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Polluzhë të Rahovecit është dashur të ndërhyjë Policia, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka raportuar se lidhur me ngjarjen një person është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me një pistoletë me gaz.

Sinjali, përmes burimeve ka siguruar detaje se si ka ndodhur ngjarja.

Nga një telefonatë anonime Policia ka pranuar informatën se në shtëpinë e të dyshuarit është duke u mbajtur një aheng familjar edhe me të shtëna armësh.

Burimet bëjnë me dije se njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se aty ka dëgjuar të shtëna armësh.

Ndërkohë, patrulla ka kontaktuar pronarin e shtëpisë, i cili më pas pranoi se kishte shtënë me armë dhe i njëjti vullnetarisht ka dorëzuar pistoletën me gazë të tipit “Gllock” 17 mm me prodhim austriak.

Për rastin në fjalë njësia policore ka konfiskuar armën si dhe nëntë fishekë të gazit.

Lidhur me ngjarjen është kontaktuar prokurori kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe rasti është iniciuar si “Përdorim i armës”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

/GazetaSinjali/