Përveç që sot me 28 Nëntor, shënohet Dita e Flamurit, në këtë datë ka lindur edhe një ministre e Qeverisë Hoti.
Ajo është, Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton Gazeta Sinjali.
Dumoshi sot me 28 Nëntor, i ka mbushur 54 vjet.
“Ne në ministrin e kulturës kemi sot dy festa, Festa e Flamurit dhe ditëlindja e ministres sonë shumë e nderuar znj. Vlora Dumoshi. Gëzuar ????????????”, e ka uruar zëvendësministri Engelbert Zefaj.
Vlora Dumoshi është aktualisht Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës.
Ajo ka lindur në Prishtinë ku edhe i kreu studimet universitare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.
Dumoshi ka përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e arsimit, rinisë dhe kulturës.
Nga viti 1996-1999, shërbeu si koordinatore e programit edukativo-kulturor në kuadër të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur ku përfshihej puna në fushën e arsimimit dhe angazhimit me të rinj të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë. Për gjatë studimeve universitare, ishte pjesëmarrëse aktive e organizatave studentore, veçmas duke dhënë kontribut të veçantë në revistën studentore “Bota e Re”.
Pas vitit 1999, punoi si zyrtare civile në kuadër të Forcave Paqeruajtëse të SHBA-ve për Kosovë dhe Bosnje, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë periudhës 2002-2009, menaxhoi programet edukativo-arsimore në kuadër të organizatës ndërkombëtare humanitare, Catholic Relief Services ku përfshihej puna me komunitete të etnive të ndryshme në Kosovë.
Nga viti 2009 deri më 2013, Dumoshi shërbeu si Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës. Ishte Shefe e Stafit të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë periudhës 2014-2017.
Dumoshi është menaxhere e spikatur, me aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe planifikuese. Përgjatë punës së saj, ajo ka dëshmuar cilësitë e saj në proceset e ndryshme vendimmarrëse, përmes zgjidhjes së problemeve të ndryshme dhe përcaktimit të prioriteteve të rëndësishme.
Nga puna e saj shumëvjeçare si në nivelin lokal por edhe në atë qendror, ka dëshmuar përkushtim për nevojat e rinisë, artistëve, sportistëve, dhe komunitetit të gjerë në përgjithësi.
Përveç shqipes, ajo zotëron rrjedhshëm anglishten, serbishten dhe turqishten.
Është nënë e dy djemve, Rronit e Rrapit.