image Festa e futbollistëve të Real Madridit në zhveshtore pas triumfit të madh

Futboll

Festa e futbollistëve të Real Madridit në zhveshtore pas triumfit të madh

news image

Real Madridi e ka festuar titullin e Spanjës për herë të 34-të në histori të klubit, ndërsa festa e futbollistëve dhe stafit ishte e madhe.

Me fitoren ndaj Villarrealit, Los Blancos e siguruan matematikisht titullin për sezonin 2019/2020 në La Liga.

Krahas festimeve zyrtare para fotoreporterëve, nuk ka munguar edhe argëtimi në zhveshore.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video, në të cilat shfaqen lojtarët e Realit duke u argëtuar me trofeun dhe me shampanjë.

Ky është titulli i dytë i La Ligas që Madridi e fiton me Zinedine Zidane në postin e trajnerit. Ishte pikërisht legjenda franceze që ia siguroi titullin e fundit kampional, në sezonin 2016/2017. /Gazeta Sinjali

https://www.instagram.com/p/CCuFKnOKivn/?utm_source=ig_web_copy_link