FC Ferizaj është njëra nga skuadrat më aktive gjatë merkatos dimërore në futbollin vendor.
Klubi i cili garon në Ligën e Parë, sot ka prezantuar transferimin e ri.
Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar, Besfort Emini, i cili pritet të sjellë freski në skuadrën bardhekaltër.
Mesfushori defansiv vjen pas aventurës tek skuadra e Kikës, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Llapi dhe Vitia.